Si të pajiseni me kartën Paysera Visa? Të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja!

get Paysera Visa card
Paysera është krenare t'u ofrojë klientëve të saj karta debiti pa kontakt, të pajtueshme me Google Pay dhe Apple Pay dhe mund të përdoren kudo në botë. Në këtë postim, ne do të shpjegojmë si të pajiseni me kartën Visa dhe do t'i përgjigjemi disa prej pyetjeve më të zakonshme rreth saj.

Benefitet e kartës së debitit Visa 🤩

Karta Visa. Paysera ofron karta debiti Visa të mirënjohura, kudo në botë. Ju mund të tërhiqni para nga çdo ATM që pranon karta Visa, ose t'a lidhni atë me PayPal, Amazon dhe më tej.

Pagesat Mobile. Karta Visa e vlefshme me Apple Pay, Google Pay dhe Samsung Pay. Lidheni atë dhe kryeni pagesa pa kontakt. 

Administro përmes aplikacionit. Karta është e lehtë të porositet, administrohet dhe të bllokohet, nëse nevojitet përmes aplikacionit celular Paysera

Karta për adoleshentët. Mund të porosisni një kartë ekstra për një mbajtës së llogarisë Paysera tjetër, i cili mund të jetë deri në 14 vjeç. Lexo më shumë >
get Paysera Visa card

Kush mund të përfitojë një kartë Visa? 

Kartat Visamund të porositen vetëm nga banorë të ZEE të identifikuar plotësisht.

Mbajtësi kryesor i kartës duhet të jetë të paktën 16. Gjithsesi, nëse dëshironi të hapni një llogari në këtë moshë do t'ju duhet pëlqimi i noterizuar nga prindrit, ose nga kujdestarët, ku përfshihet nënshkrim elektronik i dokumentit, sigurimin e detajeve të pasaportës, ose kryerjen e një video telefonate identifikuese. 

Si të porosisni kartën Paysera Visa? 💳

Karta mund të porositet lehtësisht përmes aplikacionit Paysera. Për t'a bërë këtë shikoni videon këtu 👇

Ku mund të dërgohet karta Visa? 

Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme lidhur me kartën e pagesës Visa.Kartat visa mund të dorëzohen vetëm në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane për banorët e ZEE që kanë para të mjaftueshme në llogarinë e tyre për të mbuluar kartën dhe tarifën e dorëzimit.

Kjo për faktin se lëshuesi i kartave është një kompani me seli në BE dhe kjo është situata e tyre për shkak të disa faktorëve ligjorë. 

Cilat janë tarifat e kartës Visa?

Porosia e kartës Visa mund t'ju kushtojë nga 3, deri në 10 EUR dhe një tarifë prej 0,75 EUR do të zbritet prej llogarisë së kartës çdo muaj.

Cilën mënyrë dërgese duhet të zgjedh? 

Një kartë pagese është si një dokument që përmban informacione të ndjeshme, prandaj duhet të zgjidhni me përgjegjshmëri mënyrën e dërgesës. Ne gjithmonë rekomandojmë klientët të zgjedhin dërgesat e gjurmuara (të tilla si TNT), në mënyrë që të mund të shihni të dhënat e dërgesës në çdo moment.

Kur zgjidhni dërgesë me numër gjurmimi mund të paguani më shumë, por do të jeni 100 për qind i sigurtë se karta do t'ju dorëzohet në adresën tuaj që të mos shqetësoheni për humbjen e saj, sikurse mund të ndodhë ndonjëherë.

get Paysera Visa card

...edhe më shumë këshilla & fakte që mbase i njihni! 

⚠️ Tregohuni të kujdesshëm. Mos u përfshini me palë të treta që premtojnë t'ju tërheqin kartën jashtë vendeve të Zonës Ekonomike Europiane. Kur ndani informacione personale me palë të treta, rrezikoni të bëheni viktimë e skemave të mashtrimit financiar, ose të vjedhjes së identitetit tuaj dhe përdorimit për qëllime keqdashëse. 

📬 Dërgesa. Ne nuk jemi përgjegjës për dorëzimin e kartave. Prandaj, nëse nuk keni zgjedhur një dërgesë me numër gjurmues, nëse humbet, ne nuk kemi mundësi t'ju ndihmojmë për të gjetur se kur, pse dhe ku gjendet karta juaj.

🗂 Llogari të ndara. Llogaria e kartës Visa është e ndarë nga llogaria rrjedhëse e juaj. Kjo ju lejon të administroni më mirë paratë dhe të mos shqetësoheni për të gjitha fondet tuaja, në rast se karta juaj humbet, ose vidhet. Por në mënyrë që t'a përdorni, mos harroni të transferoni para në të!

💶 Llogari në Eur. Monedha e llogarisë së kartës është Eur. Nëse paguani në monedha të tjera - paratë do të konvertohen, kur të kryeni pagesën dhe mund të aplikohen tarifa. 

🔵 Ngjyra. Kur porosisni karta, ju mund të zgjidhni midis ngjyrave të ndryshme – portokalli dhe blu për klientët individë, nuanca më të errëta - për mbajtësit e llogarisë së biznesit. 

📲 Fuqia e aplikacionit. Përdorni aplikacionin Paysera për të kontrolluar pin të kartës, për t'a ngrirë atë, ose për t'a bllokuar nëse nevojitet, për të transferuar dhe përfituar para te llogaria e kartës dhe shumë të tjera.