Të gjitha kategoritë
Komuniteti

Pashkët në zyrat e Paysera në të gjithë botën: Nga Bullgaria në Lituani në Filipine!

Pashkët në të gjithë botën
Më shumë se një e treta e botës po përgatitet për pushimin e shumëpritur të Pashkëve, dhe kështu jemi edhe ne në zyrat e Paysera në të gjithë botën! Ekipi Paysera është një përzierje e larmishme e njerëzve nga vende të ndryshme, fe dhe kultura. Ne i pyetëm përfaqësuesit e tyre nëse ata e festojnë Pashkën, dhe nëse e festojnë, çfarë është ajo që e bën këtë festë kaq të veçantë. Fatkeqësisht, shumë tradita do të pengohen nga karantinat e vazhdueshme në vende të ndryshme, megjithatë - fryma e festës mbetet.

Bullgaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia

Meqenëse të gjitha këto vende janë kryesisht Ortodokse - Pashkët festohen këtë vit në 2 maj, dhe është një nga festat më të mëdha në vend dhe në botën ortodokse në përgjithësi.

Estonia, Letonia dhe Lituania

Meqenëse shumë njerëz në këto vende janë katolikë, Pashkët festohen në 4 Prill. Është festa e dytë më e rëndësishme pas Krishtlindjeve dhe kryesisht festohet duke ngjyrosur vezët, duke kaluar kohë me familjen dhe duke luajtur lojëra të ndryshme (për shembull lëkundja në një luhatëse prej druri është një gjë e madhe në Letoni dhe Estoni).

Kolumbia, Filipinet dhe Spanja

Megjithëse Filipinet dhe Kolumbia mund të duken si vende të largëta dhe ekzotike, ata janë të krishterë krenarë, prandaj traditat e tyre të Pashkëve nuk janë aq të largëta nga ato në Evropë.
#

Bangladeshi dhe Algjeria

Vendet, ku krishterimi nuk është feja mbizotëruese nuk kanë festime madhore për këtë rast në të gjithë vendin dhe shpesh shënohen vetëm në bashkësi të vogla të krishtere.
#

Kosova dhe Shqipëria

Në këto vende partnere të Paysera - shumica e popullsisë është myslimane, megjithatë, nga 10 në 20 përqind e njerëzve janë të krishterë, nga të cilët disa festojnë Pashkën Katolike dhe disa ortodokse, të dyja këto janë festat zyrtare në Kosovë. Pjesë të tjera të popullsisë kanë festat e tyre të ngjashme të lidhura me Islamin, të cilat janë shënuar gjerësisht në të gjithë vendin.

Artikujt e ndërlidhur

#
Financat personale

Pashkët alternative: Gjithqka qka duhet të dini për kalimin e kohës së pushimeve në shtëpi

Pashkët po afrojnë dhe ne të gjithë jemi duke menduar për anëtarët e familjes dhe të dashurit tanë me të cilët ne normalisht i kalojmë këto festa. Sidoqoftë, këtë vit dhurata më e mirë për ta do të jetë mbajtja e tyre e sigurtë duke qëndruar në shtëpi. Ndërkohë, ne do të sigurohemi që paratë e xhepit për nipërit apo mbesat tuaja ose pak dhurata për të dashurit tuaj të arrijnë llogaritë e tyre para mëngjesit të Pashkëve.

#
Financat personale

Llogari e përbashkët për çifte - hapi tjetër në marrëdhënien tuaj

Si të ndani shpenzimet ? Lexoni rreth llogarive të përbashkëta për çifte, kërkesave për para elektronike dhe mënyrave të tjera për të menaxhuar financat familjare në fazat e hershme të një marrëdhënieje.

#
Financat personale

Kaip sekti išlaidas ir sutaupyti pinigų?

Një nga vendimet më të zakonshme të Vitit të Ri është menaxhimi më i mirë i financave personale. Me afrimin e vitit 2021, ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshilla se si të kurseni para duke zbatuar rregullin 50/30/20.