Parandalimi i Pastrimit të Parasë

Çfarë është parandalimi i pastrimit të parasë?

Pastrimi i parave – nënkupton veprime të kryera me qëllim të legalizimit të parave, ose pronave të tjera të fituara me mjete kriminale, ose për të fshehur origjinën e saj. Veprime të tilla zakonisht kryhen nga tregtues së drogës, grupet e organizuara kriminale, terroristët, vjedhësit e taksave, kontrabandistët, zyrtarët e korruptuar dhe personat e lidhur.
Parandalimi i pastrimit të parave është implementimi i masave thelbësore për të parandaluar një veprimtari të tillë të paligjshme.
Masat kundër financimit të pastrimit të parave dhe terrorizmit, të zbatuara nga institucioni

  • “Procedura Njih Klientin Tënd”;
  • Procedura e identifikimit të Klientit;
  • Monitorim i vazhdueshëm i marrëdhënieve të biznesit me klientët;
  • Zbulimi dhe pezullimi i transaksioneve të dyshimta.

Pse mbledhim të dhëna?

Bazuar në Ligji Për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit të Republikës së Shqipërisë, institucioni financiar kërkohet të monitorojë transaksionet dhe të informojë autoritetet përgjegjëse për çdo veprim të dyshimtë; kështu që, institucioni financiar duhet të kërkojë të dhëna sa herë që ekziston dyshimi se aktiviteti i paligjshëm kryhet ose mund të kryhet. Ofruesit e shërbimeve të pagesave ndjekin parimin „Njih Klientin Tënd“. Zbatimi i këtij parimi ndihmon në parandalimin e pastrimit të parave dhe mbrojtjen e klientëve nga aktivitete dyshuese.

Të gjitha të dhënat në lidhje me klientët dhe veprimtarinë e tyre mblidhen dhe përdoren vetëm për këtë qëllim. Paysera mbron të gjitha informacionet e siguruara nga klienti gjatë marrëdhënies së biznesit.

Institucionet e pagesave vlerësohen nga autoritetet mbikëqyrëse, – Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Ministrinë e Brendshme dhe Banka e Shqipërisë, për sa i përket përputhjes së rregullave të tyre me rregullat ekzistuese të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Çfarë veprimesh ndërmerr Paysera?

Në rast se ka pyetje në lidhje me qëllimin e pagesës ose origjinën e fondeve, të transferuara nga klienti, klientit i kërkohet të sigurojë informacion (marrëveshje, fatura ose dokumente të tjera), justifikues së pagesës.
Të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime pagese dhe autoritetet mbikëqyrëse i ndjekin këto parime në mënyrë të bashkuar dhe bashkëpunojnë për hir të qëllimit të përbashkët - për të siguruar mirëqenien e shoqërisë.

Do të mbeten të sigurta të dhënat e mia?

Paysera siguron që të gjitha të dhënat e paraqitura do të përdoren brenda kufijve të përcaktuara nga ligji. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave parashikohen në kërkesat e Ligjit të Republikës së Lituanisê, akteve të tjera ligjore dhe dispozitat e Politika e privatësisë . Konsumatori gjithashtu do të mbrojë të dhënat e tij personale dhe nuk do i zbulojë ato tek personat e tretë.

Çfarë ndodh nëse refuzoj të jap të dhënat ose jap të dhëna të pasakta?

Nëse klienti refuzon të sigurojë të dhëna personale ose informacione rreth aktivitetit të tij, përfituesit e vërtetë, origjinën e fondeve ose të sigurojë të dhëna të pasakta ose false, Paysera duhet të reagojë ndaj veprimeve të tilla të dyshimta dhe të informojë autoritetet përgjegjëse. Gjithashtu, në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave, Paysera mund të pezullojë veprimet, e kryera nga personi ose kompania, dhe madje të përfundojë marrëdhëniet e biznesit me klientin.